Ahmeti rikthehet në Vushtrri

Futboll

Ahmeti rikthehet në Vushtrri

Nga: K. G. Më: 21 qershor 2022 Në ora: 18:23
Ahmeti rikthehet në Vushtrri

Vushtrria synon të jetë e kompletuar në të gjitha repartet për edicionin e ri, me të vetmin synim që të rikthehet në elitën e futbollit të Kosovës.

Vushtrriasit rikthejnë në petkun e tyre futbollistin Dren Ahmeti, së fundi pjesë e Llapit të Podujevës. 

“Rikthehet në shtëpinë tonë Dren Ahmeti.

Dreni, hapat e parë i mori nga klubi ynë duke kaluar nëpër gjitha gjeneratat e reja duke kaluar edhe në ekipin e parë. 

Pas 1 viti të kaluar në Podujevë te FC Llapi, ku fitoi Kupën dhe Superkupën e Kosovës, Dreni ka vendosur që të rikthehet në Vushtrri dhe t'i mbroj ngjyrat e qytetit”, njofton FC Vushtrria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat