Avokati i Platini sulmon ashpër kreun e FIFA-s

Futboll

Avokati i Platini sulmon ashpër kreun e FIFA-s

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 23:03
Avokati i Platini sulmon ashpër kreun e FIFA-s

Pak ditë e ndajnë ish-kreun e UEFA-s, Mishel Platini nga gjyqi i datës 8 korrik ku ai dhe ish-numri një i FIFA-s, Sep Blater do të përballen me akuzën e mashtrimit dhe dokumentacionit fals në zhvillimet e brendshme të organeve futbollistike që drejtonin.

Lidhur me çështjen ka folur edhe vetë avokati i ish-futbollistit francez, Dominik Nellen, i cili e ka cilësuar të gjithë çështjen si një komplot nga ana e presidentit aktual të FIFA-s, Xhani Infantino për të ndaluar Platini të behët president i saj.

“FIFA dhe presidenti i saj Xhani Infantino kanë bërë gjithçka që Prokuroria Federale të shkatërrojë përfundimisht Platinin.

Gjithçka është bërë për t’i ndaluar atij të bëhet president i FIFA-s në të ardhmen.”, u shpreh avokati i Platini,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat