Boehly konfirmohet si president i Chelseat

Futboll

Boehly konfirmohet si president i Chelseat

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 11:30
Boehly konfirmohet si president i Chelseat

Todd Boehly është konfirmuar si presidenti i ri i Chelseat, pas një sërë emërimesh të reja në bordin e klubit.

Një konsorcium i udhëhequr nga investitori amerikan Boehly përfundoi blerjen e Bluve muajin e kaluar.

Ai merr rolin e kryetarit pasi u njoftua se Bruce Buck do të largohet pas 19 vitesh.

Chelsea konfirmoi gjithashtu largimin e drejtoreshës Marina Granovskaia, me Boehly që merr rolin derisa të emërohet një zëvendësues i përhershëm.

Por Granovskaia do të “mbetet në dispozicion” të klubit gjatë afatit kalimtar të verës për të ndihmuar me tranzicionin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat