Leeds refuzon ofertën e Arsenalit për yllin brazilian

Futboll

Leeds refuzon ofertën e Arsenalit për yllin brazilian

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 12:10
Raphinha

Skuadra angleze Leeds United ka refuzuar ofertën e Arsenalit për sulmuesin e krahut, Raphinha, raporton “The Athletic”.

Klubi i londinez bëri një ofertë për yllin brazilian mbrëmë, por ajo ra shumë nën vlerësimin e Leeds, i cili tani e ka refuzuar atë ofertë.

Interesi i Arsenalit për Raphinha mbetet i fortë, pasi që Mikel Arteta e do me çdo kusht transferimin e tij, dhe drejtori sportiv i klubit, Edu, ka lidhje të mira me agjentin e tij Deco.

25-vjeçari brazilian pritet prej kohësh t'i bashkohet Barcelonës dhe skuadra katalanase shihet si opsioni i tij i preferuar, megjithëse interesimi i saj është ndërlikuar nga problemet financiare.

Pas Barcelonës, Chelsea thuhet se është destinacioni i preferuar i Raphinha-s dhe jo vetëm që një lëvizje atje do të siguronte futbollin në Ligën e Kampionëve, por potencialisht edhe një shans më të mirë për të fituar trofe të mëdhenj.

Kontrata aktuale e Raphinhas me Leeds do të skadojë në vitin 2024.

Ndërkaq, Arsenali tashmë ka rënë dakord për të nënshkruar me Marquinhos, Matt Turner dhe Fabio Vieira këtë verë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat