Voska Sport merret vesh me Rexhepin!?

Futboll

Voska Sport merret vesh me Rexhepin!?

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 12:56
Voska Sport merret vesh me Rexhepin!?

Voska Sport me emërimin e trajnerit Berat Imeri, si duket ka ndryshuar strategji, ndërsa kjo vërehet më së miri me emrat që përfliten si përforcime për sezonin e ri.

Për dallim nga viti i kaluar, kur në rradhët e saja transferonte futbollistë me emra dhe me peshë, këtë vit kjo skuadër si duket forcat e saj do ti mbështes tek futbollistët e rinj, që do të ndihmohen edhe nga dy-tre futbollistë me përvojë të madhe në futbollin tonë vendor.

Informacionet e fundit të afërta me “infOSport.mk”, thonë se Voska Sport ka gjetur gjuhën e përbashkët me mbrojtësin e krahut të majtë, Almir Rexhepi, i cili së fundmi ishte pjesë e KF Gostivarit.

Ndryshe bëhet fjalë për një futbollistë, produkt i shkollës së Shkëndijës, si dhe ish anëtarë i Kombëtares U19 të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat