Oferta nga PSG-ja ndryshon gjithçka

Futboll

Oferta nga PSG-ja ndryshon gjithçka

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 16:06
Oferta nga PSG-ja ndryshon gjithçka

Renato Sançes kërkon përgjigje nga Milani.

Mesfushori prej kohësh ka një marrëveshje me kuqezinjtë mbi bazën e 3.2 milionë eurove në sezon për një kontratë katërvjeçare, por ditët e fundit PSG ka gjetur një akord me Lilën për të blerë portugezin për 25 milionë euro plus bonuse (për lojtarin gati një kontratë me 5 milionë në vit).

Në ofertën e fundit, kampionët e Italisë ishin ndalur në 18 milionë plus dy bonuse dhe nuk kanë treguar gatishmëri të rrisin propozimin për të barazuar atë të parisienëve.

Sançes vijon të presë lëvizjen e Milanit duke treguar një farë besnikërie e të njëjtën gjë pret nga kuqezinjtë të cilët po vonojnë pasi presin zbarkimin e Xherri Kardinales në qytet dhe miratimin e buxhetit për merkaton.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat