Low: Gotze ka cilësitë për t`u rikthyer te Gjermania

Futboll

Low: Gotze ka cilësitë për t`u rikthyer te Gjermania

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 00:20
Low: Gotze ka cilësitë për t`u rikthyer te Gjermania

Mario Gotze ka të gjitha cilësitë për t`u rikthyer në skuadrën e Gjermanisë përpara Kupës së Botës në Katar, sipas ish-trajnerit të "Die Mannschaft", Joachim Low.

“Ai i ka të gjitha cilësitë”, tha Low për "Sky" në Gjermani. “Ai do të luajë sërish në Ligën e Kampionëve". 

Ai ka komentuar transferimin e Gotze nga PSV te Eintracht Frankfurt. "Unë jam shumë i lumtur për Marion dhe Eintracht-in.

Mario është një lojtar i jashtëzakonshëm, shumë profesionist dhe me inteligjencën e tij të madhe të lojës, ai përshtatet shumë mirë me Eintrachtin”, ka thënë Low.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat