​FIFA publikon renditjen e re, Kosova shënon ngritje

Futboll

​FIFA publikon renditjen e re, Kosova shënon ngritje

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 10:53
Kosova shënon ngritje

Ndeshjet e zhvilluara gjate këtij muaji nga Kosova në kuadër të Ligës së Kombeve janë vlerësuar si pozitive. Kjo së paku dëshmohet nga FIFA, organ që sot ka publikuar renditjen e re të shteteve në bazë të koeficienteve të reja.

Në muajin qershor, Kosova i zhvilloi katër ndeshje, ku shënoi dy fitore (ndaj Irlandës Veriore dhe Qipros) dhe dy humbje (ndaj Greqisë).

Në renditjen paraprake të FIFA-së, “Dardanët” pozicionoheshin në vendin e 107, kurse me vlerësimin e ri është shënuar ngritje për një pozitë, pra në të 106-tën.

Ndryshe, Kosova drejtohet nga trajneri francez Alain Giresse i cili erdhi në pozitën e trajnerit të Kombëtares së Kosovës pas shkarkimit të zviceranit Bernard Challandes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat