Evra kritikon Manchester United-in

Futboll

Evra kritikon Manchester United-in

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 14:33
Evra kritikon Manchester United-in

Pas lamtumirës së tij nga futbolli i luajtur, Patris Evra mbeti në këtë ambient si komentator i athtë dhe spontan.

Tifozët italianë vlerësuan ish-lojtarin e Monaco, Manchester United dhe Juventus sezonin e kaluar në “Amazon Prime” gjatë ndeshjeve të Champions League, por francezi është gjithashtu shumë aktiv në Angli, duke përfshirë mediat sociale dhe intervistat me faqet e internetit dhe gazetat.

“Objektivi” i fundit i komenteve të Evra ishte pikërisht Manchester United. Ish-lojtari foli mbi Antonio Conte, trajnerin që u largua nga Juve në të njëjtin vit kur Evra zbarkoi në Torino. Francezi ka folur për “Mirror”, duke kritikuar “Djajtë e Kuq” për zgjedhjen që kanë bërë.

Ai beson se klubi nga “Old Trafford”  ka bërë një gabim të rëndë duke mos marrë në konsideratë italianin e Tottenhamit në “ankandin” për zgjedhjen e trajnerit të ri: “Unë e mbështes Ten Hag, por do të kisha bërë zgjedhje të tjera”.

Zgjedhja e bordit të Manchester United ra mbi Erik ten Hag, por sipas Evra nuk ishte më e mira: “Unë mendoj se Conte, Klopp dhe Guardiola janë trajnerët më të mirë në botë për momentin. Më dhemb zemra që asnjëri prej tyre nuk u zgjodh nga Manchester United. Fatkeqësisht, sipas disave, ata nuk mishërojnë stilin e klubit. Megjithatë, tani është Ten Hag dhe ai ka mbështetjen time të plotë, do të shohim se çfarë mund të bëjë”.

Evra beson veçanërisht se Manchester United duhej të ishte fokusuar te Conte nëntorin e kaluar, pas shkarkimit të Solskjaer, të mos fokusohej te Ralph Rangnick, duke shmangur ish-trajnerin e Juventusit të bashkohej me Tottenham: “Unë nuk kam asgjë kundër ‘Spurs’, por mendoj se Antonio te Manchester United mund të kishte bërë gjëra të mëdha.

Conte nuk është thjesht një trajner, ai është një gjeni. Këtë ma thonë të gjithë ata që e kanë pasur trajner. Ai ka një pasion të madh për futbollin, është kompetent dhe arrin t’i bëjë skuadrat e tij të japin gjithçka; t’i gëzojë tifozët, pavarësisht nga rezultatet që merr. Shikoni te Tottenham, tani janë entuziastë për ekipin e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat