Jesus merr vendimin për Mërgim Berishën

Futboll

Jesus merr vendimin për Mërgim Berishën

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 23:41
Jesus merr vendimin për Mërgim Berishën

Mërgim Berisha ka pasur një sezon shumë të vështirë, të parin për të në futbollin turk me fanellën e Fenerbahces.

Sulmuesi nga Kosova me pasaportë gjermane zhvilloi 31 ndeshje duke shënuar shtatë gola e duke asistuar në tre të tjerë në të gjitha garat, por shumicën e ndeshjeve i luajti si i inkuadruar nga banka rezervë.

Gjiganti turk Fenerbahce mendonte për ta shitur sulmuesin shtatlartë gjatë verës, por me ardhjen e trajnerit Jorge Jesus gjërat kanë ndryshuar.

24-vjeçari ka lënë përshtypje shumë të mira në fazën përgatitore dhe Jesus ka vendosur për ta mbajtur atë sezonin e ri në Stamboll.

Gazeta turke Fanatik ka raportuar se Berisha e ka vendin e sigurt për edicionin e ardhshëm, pasi sulmuesi luan në tri pozita të sulmit dhe kjo i përshtatet trajnerit të ri.

Berisha luan si sulmues qendror, sulmuesit të djathtë si dhe në pozitën mbrapa sulmuesit.

Gjithsesi ka shkëlqyer në fazën përgatitore dhe ka bindur trajnerin Jorge Jesus ta mbajë në skuadër së paku edhe për një vit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat