Lojtari i Kombëtares U21 bind klubin anglez

Futboll

Lojtari i Kombëtares U21 bind klubin anglez

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 11:31
Lojtari i Kombëtares U21 bind klubin anglez

Armando Dobra mund të ndryshojë ambient këtë verë. Sulmuesi shqiptar ka rënë në radarët e Colchester-ti. Një ekip ky në të cilin lojtari i Kombëtares U21 ka qenë i huazuar sezonin e shkuar, ku dha kontributin e tij me 3 asiste dhe 2 gola në 17 paraqitje.

Dobra duket se ka lënë një shije të mirë në Colchester, ku mund ta shohim sezonin e radhës.

Ndërkohë më parë ishte vetë trajneri Paul Cook që dha miratimin për afrimin e Dobrës. Krahas kësaj, kreu i pankinës së Colchesterit është shprehur më pas me superlative për sulmuesin e talentuar.

“Dobra është një fëmijë absolutisht shpërthyes. Është kënaqësi të punosh me të çdo ditë dhe ka një dëshirë të vërtetë për t’u përmirësuar. Ai stërvitet kaq shumë. Dëshiron të mësojë dhe të rritet si një lojtar i ri”, ka thënë Paul Cook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat