Vllaznia konfirmon largimin e mesfushorit shkodran

Futboll

Vllaznia konfirmon largimin e mesfushorit shkodran

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 11:47
Vllaznia konfirmon largimin e mesfushorit shkodran

Sulmuesi i krahut, Liridon Latifi, po kalon një virozë dhe prandaj ka munguar në stërvitjet e ditëve të fundit.

Burime në klub tregojnë për gazetën se lojtari ka pasur probleme me stomakun dhe ka qenë e pamundur për t’u bashkuar me grupin.

Megjithatë, gjasat janë që sot ai të rikthehet në stërvitje. Gjithashtu me probleme janë edhe tre lojtarë të tjerë, pikërisht sulmuesit Kaina Nunjesh dhe Ardit Hoxhaj, si dhe mesfushori Fjoart Jonuzi.

Braziliani ka një dëmtim në kavilje, ndërsa vlonjati dhe kuksiani kanë probleme muskulore.

Për të mos u agravuar situata, të tre lojtarët janë lënë pushim këto ditë dhe kanë qenë në kujdesin e fizioterapistit Ilirjan Haxhaja.

E rëndësishme për stafin teknik është fakti se nuk bëhet fjalë për dëmtime të rënda.

Tashmë është zyrtare, Vllaznia ka mbyllur bashkëpunimin me Uheid Hoxhën.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi shkodran me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Facebook”, ku falënderon 21-vjeçarin për kontributin e dhënë për në këto dy vite duke i uruar suksese për të ardhmen.

Vlen të theksohet se mesfushori ka arritur para disa ditësh akordin me Teutën, ku do të vijojë dhe karrierën e tij me durrsakët më 4 korrik, atëherë kur dhe është planifikuar të nisë përgatitjet Teuta nën drejtimin e Renato Arapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat