Mbrojtësi i Interit është shumë afër kalimit te PSG

Futboll

Mbrojtësi i Interit është shumë afër kalimit te PSG

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 13:21
Mbrojtësi i Interit është shumë afër kalimit te PSG

PSG është një hap larg kompletimit të transferimit të mbrojtësit të Interit, Milan Skriniar.

Sipas informacioneve të gazetarit turk Ekrem Konur, marrëveshja mes klubeve është në fazën përfundimtare.

Më herët, futbollisti ka rënë dakord me klubin francez për një kontratë katërvjeçare, sipas së cilës do të fitojë tre herë më shumë se në Interin e Milanos.

Nerazzurrët kërkojnë 70 milionë euro për Skrinjarin, ndërsa oferta e fundit e PSG-së ishte 60 milionë euro. Klubet janë afër gjetjes së një kompromisi.

Kujtojmë se kontrata e Skrinjarit me Interin skadon në verën e vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat