Paga e majme që përfitojnë arbitrat e La Ligas

Futboll

Paga e majme që përfitojnë arbitrat e La Ligas

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 16:37
Paga e majme që përfitojnë arbitrat e La Ligas

La Liga Santander konsiderohet si një nga ligat më të mira në botë dhe për këtë arsye gjyqtarët e saj marrin një pagë mjaft të lartë.

Paga e arbitrit në elitën e futbollit spanjoll ndahet në dy pjesë: njëra fikse dhe tjetra e ndryshueshme. Fiksimi nuk varet nga asgjë. Nuk ka rëndësi nëse ai gjykon apo jo në ndeshje. Në muaj, një arbitër i La Ligës merr 12 500 euro si bazë. Nga çfarë varet nëse paguheni më shumë se ajo shumë?

Nga numri i takimeve që ai drejton. Arbitri kryesor paguhet 4 200 euro shtesë për ndeshje të drejtuar, ndërsa gjyqtari i VAR-it përfiton 2 100 euro për ndeshje. Me fjalë të tjera, një arbitër që punon në dy ndeshje si kryesor dhe dy të tjera në dhomën e VAR-it, në muaj mund të fitojë 12 600 euro shtesë (gjithsej 25 100 euro në muaj), shifra që janë mbi atë që fitojnë shumë lojtarë në La Liga.

Këto janë vetëm shifra në nivel kombëtar. Në rast se një arbitër drejton edhe ndeshjet ndërkombëtare, gjithçka ngrihet në një nivel më të lartë. Fillimisht prestigji i fituar dhe më pas paratë: për të arbitruar një ndeshje të Champions League, paga është afërsisht 7 000 euro.

Gjyqtarët që drejtojnë në Divizionin e Dytë paguhen gjithashtu me shuma të larta, por nuk arrijnë nivelin e La Ligës. Tarifa fikse mujore në këtë kategori është 6 000 euro, së cilës duhet t’i shtohen 1 800 euro kur gjykojnë në fushë, plus 900 euro kur janë në VAR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat