Flamurtari firmos me kapitenin e Superiores

Futboll

Flamurtari firmos me kapitenin e Superiores

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 17:53
Flamurtari firmos me kapitenin e Superiores

Flamurtari siguroi rikthimin në Kategorinë e Parë, aty ku shpreson dhe beson se do të qëndrojë vetëm një sezon. Kuqezinjtë kanë si objektiv kalimin në Abissnet Superiore dhe për t’ia dalë nevojiten prurje cilësore.

Klubi vlonjat ka prezantuar sot afrimin e parë në merkato. Flamurtari ka firmosur me Sokol Nezirin, ish-kapitenin e Kastriotit. 25-vjeçari aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes, por mund të luajë edhe në qendër e si mesfushor shkatërrues.

“Mirë se vjen në familjen e madhe Kuqezi të Flamurtari F.C”, lexohet në faqen zyrtare të klubit të madh, që pritet të jetë shumë aktiv në merkato.

Ndërkohë, drejtuesit kanë konfirmuar Dritan Resulin në stolin e skuadrës. 46-vjeçari shpreson të sigurojë një tjetër sukses me kuqezinjtë, duke i rikthyer ata në elitën e futbollit shqiptar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat