Avdyli përforcim i ri i Vushtrrisë

Futboll

Avdyli përforcim i ri i Vushtrrisë

Nga: K. G. Më: 24 qershor 2022 Në ora: 18:17
Avdyli përforcim i ri i Vushtrrisë

Vushtrria kërkon me ngulm rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. Vushtrriasit përforcohen me futbollistin e Trepçës ’89, Leuart Avdyli.  

"Leuart Avdyli nënshkruan me FC Vushtrrinë.

Leuart Avdyli, që luan në pozitën e qendërmbrojtësit është pjesë e rëndësishme e projektit të klubit dhe është vlerësuar nga klubi ynë.

Ai gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë e KF Trepça 89, ndërsa këtë sezon do t’i bartë ngjyrat e klubit tonë”, njofton FC Vushtrria, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat