Agim Ibraimi, drejtor i ri i Shkëndijes?

Futboll

Agim Ibraimi, drejtor i ri i Shkëndijes?

Nga: K. G. Më: 24 qershor 2022 Në ora: 19:24
Agim Ibraimi, drejtor i ri i Shkëndijes?

Pas transferimit të futbollistit Vlatko Stojanovski, nga mediat në Maqedoninë e Veriut, raportohet se Shkëndija po përgatitet për një “bombë” të re. 

“Sporimedia”  raporton se pronari i Shkendijës, gjegjësisht sponsori “Ecologut” e dëshiron Agim Ibraimin për drejtor të ri sportiv.

“Agimi është një “fëmijë” i Shkëndijës, një nga futbollistët më të mirë që ka pasur ky klub. Një nga futbollistët tanë më të mirë në shekullin e 21-të, përfaqësues i kombëtares që ka 40 paraqitje e 7 gola për seleksionin A të Maqedonisë.

Një futbollist që deri pak ditë më parë ishte anëtar i Dinamos së Tiranës, ndërsa më parë krahas Shkëndijës, në karrierën e tij ka luajtur edhe për Olimpinë, Eskisehisporin, Mariborin, Cagliarin, Astanan, Domzalen, Kukësin, Dinamo e Tiranës.
Spekulimet thonë se tashmë ka pasur bisedime me të, ideja dhe se tani mbetet sigurisht të saktësohen disa detaje.

Sigurisht, ky do të ishte një plus i madh për të gjithë në Shkendijë.

Kjo nuk do të thotë se i rrezikohet puna Artim Shaqirit, i cili tashmë ka dy funksione në skuadër, si trajner dhe si drejtor sportiv te Shkendija.

Jozyrtarisht, Artimi preferon të qëndrojë si trajner dhe ka vend për të dy legjendat tona të mëdha të futbollit në një klub si Shkendija”, shkruan media maqedonase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat