City marrëveshje për mesfushorin e kombëtares

Futboll

City marrëveshje për mesfushorin e kombëtares

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 19:28
City marrëveshje për mesfushorin e kombëtares

Pasi siguroi një prej sulmuesve më të spikatur në Europë si Erling Haaland, tashmë Manchester City është shumë pranë goditjes së radhës në merkato.

Sipas shtypit britanik, The Citizens kanë arritur një akord paraprak me klubin e Leeds United për Kalvin Phillips.

Një nga mesfushorët më të vlerësuar në radhët e kombëtares së Anglisë ishte i shumëkërkuar në merkato veçanërisht nga ana e Manchester United. Megjithatë, oferta e Cityt prej 40 milionë paund plus tre të tjerë në formën e bonuseve duket se kanë mjaftuar për të kënaqur interesat ekonomikë të drejtuesve të Leeds.

Phillips konsiderohet si pasardhësi i duhur i Fernandinhos që mbylli aventurën me Manchester City, teksa 26-vjeçari pritet t’i dhurojë më shumë ekuilibër dhe muskuj mesfushës së trajnerit Pep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat