Kepa kërkon më shumë minuta

Futboll

Kepa kërkon më shumë minuta

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 19:56
Kepa kërkon më shumë minuta

Kepa Arrizabalaga thotë se do të fillojë diskutimet me Thomas Tuchel për të ardhmen e tij në Chelsea. 

Ai dëshiron ta përçojë mesazhin e qartë se dëshiron të luaj më shumë.

"Unë nuk jam i dëshpëruar. Në fund të ditës, jam në një klub shumë të madh...

Do të flas me trajnerin dhe do të vendosim, por me një mesazh të qartë që dua të luaj më shumë", tha 27-vjeçari. "Biseda me Tuchel është e lehtë; në baza ditore, ai është plotësisht i arritshëm për lojtarët".

Kepa gjendet te klubi anglez nga viti 2018, por gradualisht ai ka humbur terren, duke bërë që në sezonin e kaluar të kishte vetëm katër paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat