Wilshere: Bale nuk do të përshtatej në Arsenal

Futboll

Wilshere: Bale nuk do të përshtatej në Arsenal

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 00:10
Wilshere: Bale nuk do të përshtatej në Arsenal

Ylli i Wales është lojtar i lirë por ish mesfushori i Anglisë insiston që ai nuk është i mirë i mjaftueshëm për t’u përshtatur me skuadrën.

Arsenali është paralajmëruar që mos të nënshkruajë me Gareth Bale këtë verë, pasi që ish mesfushori i kësaj skuadre, Jack Wilshere beson se ai do t’i pengonte Topxhinjtë.

Bale është i gatshëm si transfer i lirë këtë verë pasi që i ka përfunduar kontrata me Real Madrid.

Ai është lidhur me një kthim në Premier Ligë, me një rikthim të Tottenham që është më i mundshmi.

Ish ylli i Arsenalit Wilshere është pyetur nëse 32 vjeçari është një lojtar shtesë i mirë për skuadrën e Mikel Artetas, por ai beson se ylli i Walesit nuk është i mirë i mjaftueshëm në këtë pikë të karrierës.

“I shikoj lojtarët të cilët luajnë në atë pozitë dhe ata janë futbollistë të rinj të cilët konsiderohen lojtarët më të mirë që ka pasur Arsenali viteve të fundit”, tha Wilshere për talkSPORT.

“Kështu që nuk mendoj se ai do të mund të luajë shumë. Nëse ai e luan, mendoj se do të jetë si plan rezervë për lojtarët e tjerë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat