Salah drejt transferimit te gjigantët e Europës

Futboll

Salah drejt transferimit te gjigantët e Europës

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 11:53
Salah

Mohamed Salah ndoshta nuk mund të jetë më lojtar i Liverpulit, me egjiptianin që pritet të marrë rrugën e Sadio Manesë dhe të zgjedhë të largohet nga “Anfield”.

Siç bëjnë me dije mediat angleze, Liverpuli mund ta lërë të lirë “Faraonin” për një shumë prej 60 milionë paundësh, pasi rroga e lartë e tij po shkakton problem te “The Reds”.

Gjithashtu ato theksojnë se klubi që i është vënë pas 30-vjeçarit është Reali i Madridit.

Vitet e fundit, “Galaktikët” kanë vuajtur për një krah të djathtë në sulm, ku janë detyruar të bëjnë rotacione dhe përshtatje të ndryshme.

Ardhja e Salah mund t’ia rregullojë këtë problem Ançelotit, pas zhgënjimit që pati me Kilië Mbapenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat