Real Madridi po e monitoron Sonin e Tottenhamit

Futboll

Real Madridi po e monitoron Sonin e Tottenhamit

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 13:03
Heung-Min Son.

Real Madrid po e monitoron situatën e sulmuesit të Tottenhamit, Heung-Min Son.

Son ishte ndër futbollistët më të mirë në Premier League në sezonin që lamë pas.

29-vjeçari e fitoi “Këpucën e Artë” pasi shënoi më së shumti gola në ligë, së bashku me Mohamed Salah.

Sipas gazetarit Rudi Galetti, jug-koreani është në listën e shkurtër të dëshirave të “Los Blancos” për sulmin.

Son mund të luajë në të gjitha pozitat e sulmit, anipse pozicion natyral e ka atë të sulmuesit të majtë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat