Skuadra shqiptare rinovon fushën, synon elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut 

Futboll

Skuadra shqiptare rinovon fushën, synon elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 qershor 2022 Në ora: 13:36
Rinovimi i fushës në Gostivar

Skuadra shqiptare Gostivari po përgatitet për edicionin e ri të Ligës së Dytë Unike të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Gostivari ka ambicie të mëdha për edicionin e ri.  

“Ekipi i Gostivarit sezonin e ardhshëm do të ketë ambicie serioze që të jetë i pari në garën e Ligës së Dytë dhe automatikisht të ngjitet në ligën e parë. 

Për këtë do të ketë shumë konkurrencë, Vardarin, Pelisterin, Borecin, por në Gostivar, përveç që kanë bërë një super ekip me shumë përforcime këtë verë, po bëjnë edhe një investim të madh në infrastrukturë.

Image

Fusha e stadiumit të Qytetit në Gostivar është duke u rinovuar tërësisht dhe po ashtu po bëhen përmirësime serioze në dhomat e zhveshjes ekzistuese si dhe në hapësirën e nëntribunës”, shkruan media maqedone “Sportmedia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat