Lineker: Messi është më i miri

Futboll

Lineker: Messi është më i miri

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 14:40
Lineker e Messi

Bota e futbollit është duke u përgatitur për një epokë të re kampionësh. Rritja e Mbappe, shpërthimi i mëtejshëm që të gjithë presin nga Haaland, dhe ndoshta edhe një konfirmim në nivele të larta të Vinicius, dhe kushedi se kush tjetër mund të dalë në vitet e ardhshme.

Për këtë arsye duket se ka qenë kohë “bilancesh” për Gary Lineker, që duke folur për atë që në 10 vitet e fundit kanë bërë diferencën, ose më saktë Lionel Messi, ka dashur të japë mendimin e tij duke iu përgjigjer një tifozi në Twitter.

I pyetur nëse Messi është me të vërtetë më i miri i të gjitha kohërave, legjenda e futbollit anglez i është përgjigjur në këtë mënyrë:

“Sipas mendimit tim, Messi është lojtari më i mirë i të gjithë kohërave, por krahasimi mes lojtarëve të brezave të ndryshëm është i vështirë dhe i padrejtë.

“Maradona ka qenë i jashtëzakonshëm, por kam parë pak ndeshje të Pele, Puskas ose edhe Best që të kem mundësinë të jap një gjykim. Megjithatë, Messi është pa diskutim më i miri i kohës së tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat