Neville u kërkon drejtuesve të Manchester United që të investojnë

Futboll

Neville u kërkon drejtuesve të Manchester United që të investojnë

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 15:15
Neville

Pronarët e Manchester United duhet të investojnë për ta bërë klubin tërheqës për nënshkrimet e lojtarëve. Ky është mesazhi nga i legjenda e United, Gary Neville. 

Ai ka shprehur pakënaqësi me mënyrën se si familja Glazer drejton klubin.

"Klubi është bërë një varrezë për lojtarët", ka thënë ai.

Deklarimet e Neville bëhen në dritën e një beteje mes United dhe Brentford për të nënshkruar me Christian Eriksen. 

Danezi i rikuperuar pas problemeve që pati në Evropianin e fundit, ani se sezonin e kaluar ishte me Brentford, ende nuk është përcaktuar për vazhdimin e karrierës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat