Madrilenët kërkojnë 30 milionë...

Futboll

Madrilenët kërkojnë 30 milionë...

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 15:46
Sven Botman

Sven Botman vendosi të mos presë më ofertën e Milan, pasi ditën e djeshme lojtari bëri një marrëveshje me Newcastle.

Në këto kushte , sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, strategjia e kuqezinjvë në merkato do të ndryshojë rrënjësisht.

Maldini duhet të gjejë një mesfushor me tipare sulmuese dhe emri i lojtarit të Real Madrid akoma gjendet në tryezën e kuqezinjve.

Madrilenët kërkojnë 30 milionë për ta lënë të lirë Marco Asension në vitin e fundit të kontratës, por mbi të gjitha spanjolli do të donte një pagë prej rreth 6 milionë eurosh, shifra që nuk përputhen me kursin e ri të Milan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat