Chelsea kontakton me përfaqësuesit e Sterlingut

Futboll

Chelsea kontakton me përfaqësuesit e Sterlingut

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 16:44
Sterling

Chelsea ka kontaktuar me përfaqësuesit e Raheem Sterling për një lëvizje për yllin e Manchester Cityt, Raheem Sterling, pretendon “The Telegraph”.

Blutë kanë qenë prej kohësh të lidhur me një lëvizje për reprezentuesin anglez këtë verë, pasi Qytetarët vazhdojnë të riformojnë skuadrën e tyre.

Tani, Thomas Tuchel ka hapur bisedimet me anësorin, në atë që mund të jetë hapi i parë për ta çuar atë në “Stamford Bridge”.

Anglezi ka kontratë të vlefshme me “Citizens” deri më 30 qershor të vitit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat