Rodriguez refuzon klubin brazilian

Futboll

Rodriguez refuzon klubin brazilian

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 20:15
Rodriguez

James Rodrigues ëndërron të luajë përsëri në Europë.

30-vjeçari ka vendosur të largohet nga skuadra e Al-Rayyan dhe po diskuton me agjentët e tij mundësinë e rikthimit në “kontinentin e vjetër”.

Për momentin, nuk ka shumë informacion, nëse James ka oferta nga ndonjë skuadër, por veprimi i fundit i kolumbianit mund të “ndezë” interesin e klubeve.

Ish-i i Real Madrid së fundmi ka bërë publike se ka refuzuar ofertën e brazilianëve të Botafogo dhe ky është një sinjal i drejtpërdrejtë i dëshirës së tij për të luajtur në Europë.

Për herë të fundit, James në tokën europiane luajti për Everton gjatë sezonit 2020-2021, ndërsa tani është në pritje për të dëgjuar çdo ofertë që mund të vijë në drejtim të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat