Jeton Gashi, kryetar i ri i KF Ulpianës

Futboll

Jeton Gashi, kryetar i ri i KF Ulpianës

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 23:09
Jeton Gashi, kryetar i ri i KF Ulpianës

KF Ulpiana është bërë me kryetar të ri të klubit.

Skuadra lipjanase ka zgjedhur të parin e klubit.

Është legjenda e futbollit lipjanas dhe kosovar, Jeton Gashi që ka marrë besimin nga delegatët për ta marrë në dorë klubin.

"Me lejoni që në emër timin personal te ju falemnderoj ju delegatët e Kuvendit, të Klubit te Futbollit Ulpiana 1926, sportist dhe sportdashes lipjanas, grup i shkëlqyshëm i tifozëve “Ultras Tigrat” që me përkrahet në vazhdimesi ne kandidaturën time për Kryetar të KF Ulpiana 1926.

Me besim tuaj, këtë pozitë do ta marrë si përgjegjësi e jo si privilegj", ka shkruar mes të tjera Gashi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat