Reali dhe Sociedad në bisedime për transferimin e Kubos

Futboll

Reali dhe Sociedad në bisedime për transferimin e Kubos

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 08:56
Takefusa Kubo

Real Madridi dhe Real Sociedad janë në bisedime për të transferuar Takefusa Kubo.

Kubo u transferua nga Tokyo te Real Madridi në vitin 2019, por nuk arriti ta gjejë vetën pjesë të klubit madrilen.

Ai kaloi disa periudha i huazuar në klubet spanjolle si te Mallorca, Villarreal dhe Getafe.

Ndërsa, sipas ‘Marca’, Real Sociedad kanë shfaqur interesim për lojtarin, andaj janë në bisedime me ‘Mbretërit’ për të.

Kubo ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024 dhe ka një klauzolë largimi rreth tetë milionë euro.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje në mes dy palëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat