Klubi i plotëson dëshirën trajnerit holandez

Futboll

Klubi i plotëson dëshirën trajnerit holandez

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 11:33
Klubi i plotëson dëshirën trajnerit holandez

Një ofertë e përmirësuar duket se ka rezultuar manovra e duhur nga Manchester United për të transferuar në Old Trafford, Frenkie De Jong. Anglezët i kanë propozuar një shifër prej 69 milionë paund Barcelonës, të cilën katalanasit vështirë ta refuzojnë nisur nga problemet financiare.

Madje, duke pranuar këtë ofertë të United, spanjollët do të dilnin me fitim pasi do të mbulonin investimin e kryer për De Jong në vitin 2019 kur e transferuan nga Holanda për shifrën e 65 milionë paundëve (thënë ndryshe 80 milionë euro), diçka që është shumë e rëndësishme për bilancet e klubit.

Sakaq, drejtuesit anglezë janë optimistë se java e ardhshme do të rezultojë deçizive për holandezin, madje mund të vijë edhe zyrtarizimi i 25-vjeçarit brenda datës 30 qershor.

De Jong është një kërkesë ekskluzive e trajnerit të ri të Manchester United, Erik ten Hag më këtë të fundit që mund të konsiderohet si mentori i mesfushorit duke qenë se e promovoi te Ajax.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat