Afrim Muçiqi: Gazeta “Bota sot”, jeni më të shpejtit me informacione dhe më të mirët

Futboll

Afrim Muçiqi: Gazeta “Bota sot”, jeni më të shpejtit me informacione dhe më të mirët

Nga: K. G. Më: 26 qershor 2022 Në ora: 13:48
Afrim Muçiqi

Këngëtari i mirënjohur, Afrim Muçiqi, nënkryetari i klubit më të trofeshëm në Kosovë, FC Prishtina, tha se gazeta “Bota sot”, gjithmonë ka qenë në shërbim të vlerave kombëtare, posaçërisht duke pasqyruar në mënyrën më të mirë sportin në përgjithësi.

Legjenda e estradës, uron 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”, duke i dëshiruar edhe qindra vite tjera të suksesshme.

“Gazetën ‘Bota sot’ e lexoj që nga fillimi deri me tash, e cila ka lajme e tema interesante. Jeni më të shpejtit  me informacione dhe më të mirët.  Është dritare e fuqishme e informimit në Kosovë, diasporë e kudo që jetojnë shqiptarët.

Informacione të shumta si për estradë, si për sport dhe në përgjithësi. Me lajme të shpejta, të sakta dhe profesionale. Uroj përvjetorin e 27-të, gjithmonë me suksese”, uron Muçiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat