Neymar te Manchester United çelësi për kalimin e Ronaldo te Roma

Futboll

Neymar te Manchester United çelësi për kalimin e Ronaldo te Roma

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 21:37
Neymar dhe Ronaldo

Neymar JR dhe Cristiano Ronaldo duket se e kanë fatin e ndërlidhur me njëri-tjetrin.

Ylli brazilian lidhet me një largim të mundshëm nga Paris Saint-Germain dhe përveç Juventus, si destinacion i mundshëm shihet edhe Manchester United.

Cristiano Ronaldo në anën tjetër thuhet t’i jetë ofruar skuadrës së Romës.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, transferimi i Neymar JR te Man United do të ishte çelësi që hap rrugën për kalimin e CR7 te Roma.

Portugezi duket i hapur për një ri-bashkëpunim me trajnerin Jose Mourinnho.

Mbetet të shihet nëse këto dy lëvizje do të kompletohen gjatë merkatos së verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat