Manchester Unitedi e hedh poshtë ofertën e Barcelonës për Harry Maguire

Futboll

Manchester Unitedi e hedh poshtë ofertën e Barcelonës për Harry Maguire

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 13:18
Harry Maguire

Manchester Unitedi e ka hedhur poshtë kërkesën e Barcelonës për ta përfshirë kapitenin Harry Maguire në marrëveshje për mesfushorin Frankie de Jong.

Barcelona është e gatshëm ta shesë De Jongun në United por në të njëjtën kohë ka kërkuar që t’ia rrëmbejë kapitenin Maguire përmes kësaj marrëveshjeje.

Unitedi dhe Barça janë duke biseduar për De Jongun për një shumë prej rreth 60 milionë eurove. Sipas mediave angleze, katalonasit e kanë kërkuar mbrojtësin anglez si pjesë të marrëveshjes për kalimin e holandezit në Old Trafford.

Megjithatë, trajneri i ri i Unitedit Erik ten Hag dëshiron ta mbajë kapitenin Maguire, prandaj kërkesa e Barçës është hedhur poshtë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat