Këtë javë kompletohet rikthimi i Lukakus në Inter

Futboll

Këtë javë kompletohet rikthimi i Lukakus në Inter

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 17:59
Romelu Lukaku.

Romelu Lukaku do të rikthehet sërish te Interi, pas vetëm një sezoni të kaluar te Chelsea.

Marrëveshja është arritur në javën e kaluar, teksa në këtë javë pritet edhe të finalizohet.

“Sky Sports” ka raportuar se Lukaku të mërkurën do të jetë në qytetin e Milanos, për të kompletuar kalimin e tij te Interi.

Sulmuesi belg te “Nerazzurrët” do të rikthehet në formë huazimi për një sezon nga Chelsea.

Tarifa e këtij huazimi është 10 milionë euro, teksa në marrëveshje përfshihen edhe bonuset që varen nga paraqitjet e 29-vjeçarit pastaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat