Ndeshja Ballkani – Zalgiris, nesër dalin në shitje biletat

Futboll

Ndeshja Ballkani – Zalgiris, nesër dalin në shitje biletat

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

Pas shpalljes kampion për herë të parë në histori të klubit, Ballkani do të marrë pjesë edhe në garat evropiane për herë të parë.

Skuadra nga Suhareka do të debutojë në garat e Ligës së Kampionëve në muajin e ardhshëm.

Më 5 korrik, Ballkani do të përballet me Zalgirisin e Lituanisë në raundin e parë kualifikues të kësaj gare.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

FC Ballkani ka njoftuar se nesër do të fillojë shitja e biletave online. 

Për detajet e tjera klubi bëri të ditur se do të njoftojë nesër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat