Zvogëlohen gjasat për transferimin e Raphinha te Barcelona

Futboll

Zvogëlohen gjasat për transferimin e Raphinha te Barcelona

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 15:09
Raphinha

Gjasat për kalimin e Raphinha te Barcelona po shkojnë duke u zbehur.

‘Mundo Deportivo’ raporton se Raphinha dhe përfaqësuesit e tij janë skeptikë sa i përket kalimit në ‘Camp Nou’.

Ata e shohin të pamundur një lëvizje të tillë brenda këtij afati kalimtar, pasi gjendja financiare e klubit është e dobët.

Leeds United kërkon rreth 65 milionë euro për 25 vjeçarin dhe Barca has në vështirësi për ta barazuar këtë shifër.

Skuadra e Xavi po diskutojnë po ashtu për ta afruar edhe Robert Lewandowskin.

E ardhmja e Memphis Depay dhe Ousmane Dembele është po ashtu e paqartë, gjë që ndikon në transferimin e Raphinha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat