Galliani, për Icardin: S’kam thënë është e pamundur, por…

Futboll

Galliani, për Icardin: S’kam thënë është e pamundur, por…

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 18:54
Icardi

Adriano Galliani nuk e venit plotësisht ëndrrën e tifozëve për të parë Mauro Icardin te Monza, por pa dyshim që e bën të qartë se mundësitë që ky transferim të ndodhë janë minimale. I rrethuar nga gazetarët, CEO i Monzas fillimisht tenton t’i bëjë bisht interesimit të shtypit, por detyrohet të japë një përgjigje për Icardin, të cilit tri vite më parë i kishte kërkuar t’i bashkohej Monzas.

“Nuk më kujtohet të kem thënë se “është e pamundur”. Janë lojtarë pagat dhe kostot e të cilëve janë absolutisht të paarritshme”.

Me pak fjalë, do të duhej një magji që ky transferim i bujshëm të konkretizohej. Icardi do të duhej të ulte ndjeshëm pagën, PSG duhet të bëjë ulë çmimin e kartonit ose të gjejë një zgjidhje që mund të jetë huazimi me një pjesë të pagës që e paguajnë vetë francezët.

Pastaj, Berlusconi është gjithashtu i mirë për të befasuar, veçanërisht kur punon me Gallianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat