Milani vazhdon partneritetin me “Puma”

Futboll

Milani vazhdon partneritetin me “Puma”

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 11:37
“Puma” ka qenë prodhuesi i fanellave të Milanit që nga viti 2018

Kampioni italian, AC Milan ka njoftuar sot për një zgjatje afatgjate të partneritetit të tyre me brendin sportiv “Puma”.

“Puma” ka qenë prodhuesi i fanellave të Milanit që nga viti 2018, ku edhe klubi kishte përuruar "Puma House of Football" si një qendër stërvitore për të ndihmuar brezat e ardhshëm në klub.

Me këtë rast, drejtori ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, u shpreh tejet i kënaqur ndërsa tregoi që ky kapitull i ri do të fokusohet në zhvillimin e futbollit të femrave.

“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë që vazhdojmë këtë rrugëtim me partnerin tonë të vjetër ‘Puma’, partneri ynë kryesor që nga viti 2018. Me kalimin e viteve, puna krah për krah me ‘Puma-n’ na ka lejuar të ndërtojmë një partneritet solid dhe autentik të bazuar në performancën, kulturën e futbollit dhe vlerat e përbashkëta, gjithmonë me një qëndrim progresin”, tha Gazidis.

“Ne jemi të ngazëllyer për të filluar këtë kapitull të ri në marrëdhënien tonë, i cili do të fokusohet fuqishëm në zhvillimin e futbollit të femrave dhe gjeneratës së ardhshme të talenteve, të cilat të dyja janë në përputhje të përkryer me vizionin tonë për klubin”, shtoi më tej drejtori ekzekutiv i Milanit.

Para partneritetit të tyre me “Puma”, Milani kishte përdorur “Adidas” si prodhuesin e fanellave të tyre nga viti 1998 deri në vitin 2018.

Megjithëse Milani fitoi Ligën e Kampionëve dy herë dhe Serinë A në tre raste gjatë partneritetit të tyre 20-vjeçar me “Adidas”, fundi i marrëveshjes së tyre nuk ishte i këndshëm për “Rossonerët”.

Që nga partneriteti me “Puma”, kampioni italian është rikthyer në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas gjashtë viteve, dhe fitoi “Scudetton” e parë pas më shumë se një dekade.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat