Shqiptari largohet nga skuadra arabe

Futboll

Shqiptari largohet nga skuadra arabe

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 12:20
Ezgijan Alioski

Futbollisti shqiptar, Ezgijan Alioski, është lojtar i lirë.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut ka ndërprerë kontratën me skuadrën e Al Ahly-t. 

Kjo ngjau për shkak se Al Ahly largohet nga liga e parë, e cila do të pasohet me ulje drastike të buxhetit për sezonin e ardhshëm dhe largimin e lojtarëve më të mirë, mes tyre edhe Alioski.

Informacionet nga Arabia Saudite thonë se gjatë ditës së djeshme është zhvilluar një takim në mes të reprezentuesit të Maqedonisë dhe drejtuesve të klubit, pas së cilës janë dakorduar kushtet për ndërprerje miqësore të bashkëpunimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat