I akuzuar për ngacmim seksual, merret vendimi

Futboll

I akuzuar për ngacmim seksual, merret vendimi

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 19:12
Yves Bissouma

Në muajin tetor, Yves Bissouma u akuzua për ngacmim seksual ndërsa së bashku me një mikun e tij 40-vjeçar përfunduan pas hekurave. Megjithatë, në vazhdim, autoritetet vendosën masën e lirisë me kusht duke zbutur masën për ish-lojtarin e Brighton.

Por, së fundmi ka lajme të mira për 25-vjeçarin, duke qenë se nuk janë zbuluar prova të cilat bëjnë me faj lojtarin dhe në këtë formë së fundmi është vendosur që për Bissouman të mos ketë më asnjë lloj akuze.

Tashmë, mesfushori nga Mali mund të fokusohet vetëm tek futbolli dhe tek aventura më e re që ka nisur, atë me Tottenham nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte.

Drejtuesit e Spurs shpenzuan plot 29.2 milionë euro për ta transferuar në Londër nga klubi i Brighton.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat