Josa: Kemi dyndje në mesfushë

Futboll

Josa: Kemi dyndje në mesfushë

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 00:08
Josa

Vllaznia udhëton për në Austri atje ku do të kryejë fazën përgatitore, me kuqeblutë të cilët kërkojnë të jenë në formën e duhur për ndeshjen e raundit të dytë të Conference League ndaj rumunëve të Universitatea Craiova.

Para nisjes për në Austri, trajneri Mirel Josa foli për mediat ku theksoi se për një trajner kjo është një nga periudhat më të vështira ndërsa shtoi se në mesfushë skuadra ka një dyndje lojtarësh dhe se Herald Marku ishte një kërkesë ekskluzive e tija.

“Është një periudhë e vështirë, nga më të vështirat për një trajner sepse duhet të vendosë për shumë gjëra. Ne kemi në mes edhe ndeshjen e Europës, themi se jemi në rrugë të drejtë tani të kryejmë fazën përfundimtare, do të kemi edhe ndeshje miqësore në Austri me kushtet që na ka krijuar klubi. Unë kam qenë edhe herë tjetër, kam bërë 4 fazë përgatorie në Austri, mu plotësua kërkesa jam shumë i kënaqur për këtë. Shumë fjalë në këtë moment janë fukarallëk, të punojmë dhe në këtë moment nuk dalin të gjitha siç i parashikojmë. Ne i kemi idetë tona në merkato, shpresoj të bëjmë sa më pak gabime.

Marku? Është një lojtar që e kam dashur vetë, kemi dyndje në mesfushë do të luajë kush është në gjende të mirë. Kam kërkesa për të gjithë duke filluar nga më i riu, Alivoda. Duhet të kemi diversitet që të kemi sukses.

Mendoj se çdo trajner do lojtarë, por ndonjëherë ardhjet e tepërta prishin ekuilibrat. Më duhen lojtarët aktualë sepse e kanë dërguar skuadrën deri këtu dhe duhet ekuilibër, ne pod të shohim për sulmin. Kemi Latifin që nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk duhet të bëjmë hapa të nxituar që të mos kemi dyndje. Latifi na afrohet për dy apo tre ditë. Kemi ndeshje miqësore, një e kemi me datë 5. Nuk më duhet më shumë se tre miqësore se prishin planet stërvitore për ndeshjen europiane”, u shpreh Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat