Një senegalez të Shkupi

Futboll

Një senegalez të Shkupi

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 11:20
Një senegalez të Shkupi

FC Shkupi vazhdon të mos publikojë asnjë nga transferimet e bëra, edhe pse skuadrës nga Çairi, deri më tani i janë bashkuar plotë 11 futbollistë të rinj.

I fundit që pritet të veshë fanellën “bardhekaltër”, është senegalezi, Albert Lamane Diène, i cili vjen nga ekipi i ASC Jaraaf.

Bëhet fjalë për një futbollistë ofenziv, i cili mund të luaj si qendër sulmues, si sulmues i dytë, si sulmues i krahut të djathtë, por gjithashtu edhe si mesfushor qendre dhe krahu, njofton “infOSport.mk”.

Diène në këtë mënyrë te skuadra nga Çairi do të bashkohet me bashkëkombasit e tij, Faustin Senghor dhe Mahmadu Danfa, duke çuar në 3 numrin e senegalezëve te skuadra kampione e vendit tonë, që tashmë është rikthyer në Shkup dhe po përgatitet për ndeshjen e turit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës kampione të Gjibraltarit, Lincoln RED IMPS FC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat