Pse nuk po rinovojnë Milan - Maldini?

Futboll

Pse nuk po rinovojnë Milan - Maldini?

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 11:23
Maldini

30 qershor, dita e fundit e kontratës së Paolo Maldinit, drejtorit sportiv të Milanit, erdhi dhe ende palët nuk kanë rënë dakord për rinovimin.

Pas orës 12:00 të mesnatës Maldini do të jetë i lirë të nënshkruajë me ekipe të tjera dhe nëse një gjë e tillë do të ndodhë atëherë Milan do të bënte “autogol”, duke ditur se shumë klube në Itali do të donin ta kishin pjesë të tyre legjendën e “Djallit”.

Afrimet e lojtarëve që deri para pak javësh u dukën shumë të arritshme tashmë po humben njëri pas tjetrit dhe kjo situatë ngre akoma më shumë dyshimet se kjo është një shenjë e largimit të Maldinit.

Cilat janë arsyet e një tërheqjeje të mundshme mes palëve?

Deri më tani palët kanë deklaruara se bashkëpunimi do të vazhdojë, por duke qenë se sot është dita e fundit e kontratës, sipas medieve italiane, është esigurt që diçka nuk shkon.

Sigurisht që ndryshimi i pronësisë, siç pritej i ngadalësoi gjërat, por pse arritën deri në ditën e fundit?

Duket se pengesa kryesore është “çështja e autonomisë” që Paolo Maldini do dëshironte t’ja njihnin pronarët e rinj. Ndonëse rinovimi mund të arrihet edhe pas skadimit të kontratës, kjo situatë nuk duket aspak pozitive te Milan, që si kampion i Italisë do duhej të përforcohej në mënyrë që sezonin e ardhshëm të përpiqet të mbrojë “fronin”.

Megjithatë mediet italiane shtojnë se afati i caktuar për rinovimin është e premtja, 1 korriku, duke qenë se më pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat