Atletico e Madridit fillon bisedimet me mbrojtësin e Arsenalit

Futboll

Atletico e Madridit fillon bisedimet me mbrojtësin e Arsenalit

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 18:23
Hektor Belerin

Atletiko e Madridit duket se po fillon të bëhet aktive këtë merkato.

Pas afrimit të Aksel Vitsel, i cili pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, tashmë “Los Colchoneros” kanë hyrë dhe në bisedime me mbrojtësin e Arsenalit, Hektor Belerin.

Mbrojtësi që ka dalë nga akademia e Barcelonës dhe disa vite më parë shikohej si një nga talentet më premtues, ku dhe shumë klube të mëdha kërkonin shërbimet e tij, duket se ka humbur të gjithë shkëlqimin e dikurshëm, me sezonin e kaluar që luajti i huazuar te Real Betis.

Siç bëjnë me dije në Spanjë, Atletiko ka nisur nga negociatat me 27-vjeçarin, i cili nuk është më në planet e teknikut Mikel Arteta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat