Mërgim Pefqeli rikthehet në Prishtinë

Futboll

Mërgim Pefqeli rikthehet në Prishtinë

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 19:08
Mërgim Pefqeli

FC Prishtina dhe futbollisti Mërgim Pefqeli e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të nënshkruar kontratë të re dy-vjeçare.

Prishtina dhe Pefqeli janë “dashuri e vjetër” pasi që mesfushori-sulmues edhe më herët ka qenë pjesë e skuadrës sonë ku i numëron 75 paraqitje në fanellën “bardhekaltër” teksa i ka realizuar 12 gola.

Pefqeli në edicionin e fundit ishte pjesë e FC Malishevës me ç'rast tregoi paraqitje të kënaqshme duke dhënë kontribut të madh për sigurimin e një “bilete” të këtij ekipi për Superligë edhe për edicionin e ardhshëm.

28-vjeçari gjatë karrierës së tij është aktivizuar edhe për Llapin, Trepçën '89, Trepçën, Hajvalinë e Fushë Kosovën.

Pefqeli pas nënshkrimit të kontratës ka folur për faqen zyrtare të klubit tonë.

"Fakti që jam fëmijë i këtij klubi dhe kontaktet me trajnerin Ismet Munishi, nuk më kanë bërë që të mendoj shumë për rikthimin te skuadra amë. Bartja e fanellës së Prishtinës përveç se është privilegj dhe krenari e madhe, në vete bartë përgjegjësinë e arritjes së rezultateve kulminante, pra trofeve", tha Pefqeli për faqen e FC Prishtina.

"Synimet me Prishtinën janë që të rikthehemi bashkërisht te titulli kampion si dhe garat evropiane. Prishtina e ka vendin aty përgjithmonë.

Tifozëve besnik të Prishtinës, “Plisave” si gjithmonë ju premtoj angazhim maksimal dhe dhënien e atomit të fundit për ngjyrat “bardhekaltër”. Bashkë me shokët e skuadrës do të bëjmë që të mburren me sukseset tona të përbashkëta. Hajde Prishtinë", thotë Pefqeli.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat