Ismajlgeci: Jemi gati për Champions, e njohim kundërshtarin

Futboll

Ismajlgeci: Jemi gati për Champions, e njohim kundërshtarin

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 22:44
Ismajlgeci

Pasi është rikthyer nga Turqia, Tirana vijon me përgatitjet në kryeqytet në kuadër të Champions League, aty ku bardheblutë marrin pjesë në raundin e parë dhe do të sfidojnë në datat 6 dhe 13 korrik ekipin nga Luksemburgu, Dudelange. Nga seanca stërvitore, për Supersport foli Marsel Ismajlgeci i cili pas largimit të Erjon Hoxhallarit pritet të mbajë shiritin e kapitenit për të cilën shprehet se është një privilegj ndërsa shtoi se Tirana e njeh kundërshtarin pasi e kanë studiuar Dudelange nëpërmjet videove.

Shiriti i kapitenit- “Është privilegj që të jesh kapiten në moshën 22-vjeçare, pasi është ekipi më i titulluar dhe më i madh në Shqipëri. l besoj se çunat do ma bëjnë më të lehtë pasi janë shumë të mirë.

Faza përgatitore- “Kemi zhvilluar një fazë shumë të mirë në Turqi.

Kemi organizuar dhe disa miqësore dhe them se jemi gati për ndeshjet e Champions. Është e vërtetë që ishte rivali më i pranueshëm, por kemi parë videot e kundërshtarit dhe e dimë se çfarë janë në gjendje të bëjnë dhe çfarë kapaciteti kanë. Këdo që të kemi kundër ne japim maksimumin dhe ekipi besoj se do të jetë në 100% e tij për të dhënë maksimumin”.

Tifozët- “Tifozët janë lojtari i 12-të i ekipit dhe do na ndihmojnë shumë. Diçka që e kanë lajmëruar dhe vetë ata që do të jenë në Luksemburg. Në ndeshjen e kthimit kam besim se do të jetë plot stadiumi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat