Ja sa bileta janë shitur brenda 24 orëve për ndeshjen Ballkani – Zalgiris

Futboll

Ja sa bileta janë shitur brenda 24 orëve për ndeshjen Ballkani – Zalgiris

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 22:55
Ilustrim

Ballkani e zhvillon më 5 korrik ndeshjen e parë ndaj Zalgiris si vendas, në kuadër të raundit të parë në Ligën e Kampionëve. 

Dje (e mërkurë) filloi edhe shitja e biletave për ndeshjen tejet të rëndësishme, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Olle. Kur kanë kaluar tashmë 24 orë që kur filloi shitja e biletave, në total janë shitur 1738 sosh deri në tani.

Kujtojmë se ishte paraparë që shitja e biletave të fillonte të martën, megjithatë pritej një interesim më i madh për ta ndjekur këtë ndeshje të rëndësishme në “Fadil Vokrri”.

Të gjithë të interesuarit për ta shikuar ndeshjen e kampionëve të Superligës së Kosovës, me lehtësi munden të pajisen përmes platformës online.

Çmimet e biletave fillojnë nga 3 euro në veri dhe jug, e deri më 20 euro në tribunën VIP..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat