Mills është lojtari më i ri i Dritës

Futboll

Mills është lojtari më i ri i Dritës

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 15:26
Mills

Drita e Gjilanit vazhdon me përforcime për edicionin e ri të elitës së futbollit të Kosovës.

Skuadra nga Gjilani përforcohet me futbollistin Ekow Mills.

"Ekow Mills është lojtari më i ri i klubit tonë FC DRITA, pasi tashmë ka nënshkruar kontratë katër vjeçare dhe do të jetë me ne deri më 30.06.2026.

Ekow Mills luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe është 19-vjeçar i lindur në Gana, ndërsa vjen tek ne pas një përvoje në vjeçare në Spanjë. 

Formimin e tij si futbollist e ka bërë në vendlindje në Accra të FC Storm Academy.

Ekow do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Evropës dhe FC DRITA i dëshiron mirëseardhje dhe suksese në fanellën e DRITËS”, njofton SC Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat