Superkupa e Italisë do të zhvillohet në Arabinë Saudite

Futboll

Superkupa e Italisë do të zhvillohet në Arabinë Saudite

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 17:11
Superkupa e Italisë

Serie A ka konfirmuar zyrtarisht datën e Superkupës së Italisë për sezonin 2022/23.

Ndeshja mes Milanit dhe Interit do të zhvillohet më 18 janar të vitit 2023 në Riad të Arabisë Saudite. Ora e fillimit do të përcaktohet në një datë të mëvonshme, në marrëveshje me organizatorët lokalë të ngjarjes.

Interi, kampioni aktual i Kupës së Italisë, do të përballet me Milanin në një përballje derbi ku do të merret trofeu i parë i sezonit 2022/23.

“Nerazzurrët” do të synojnë të mbrojnë titullin që fituan duke mposhtur Juventusin në “San Siro” në fillim të këtij viti.

Do të jetë edicioni i 35-të i Superkupës dhe hera e dymbëdhjetë që zhvillohet jashtë Italisë. Interi do të luajë për trofeun për herë të njëmbëdhjetë në historinë e tyre.

Falë triumfit të sezonit të kaluar, “Nerazzurrët” e kanë fituar atë në gjashtë raste.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat